BIRN: Bukuroshja e Durrësit rikthehet në qytetin bregdetar pas 45 vitesh

BIRN: Bukuroshja e Durrësit rikthehet në qytetin bregdetar pas 45 vitesh

Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Durrësit do t’i mbajë dyert e mbyllura edhe për disa muaj. Specialistët kanë nisur punën për sistemimin e objekteve në katin e parë të godinës, ekspozita e të cilit i kushtohet periudhës së antikitetit, ndërsa ende nuk kanë filluar të trajtohen objektet e periudhës së mesjetës, që do të instalohen në katin e dytë. Bukuroshja-e-durresit2-1140×855 Oborri, që do të ketë pamjen e një parku arkeologjik, thuajse ka përfunduar, ndërsa po projektohet një shteg kalimi prej disa qindra metrash që bashkon Muzeun me vendzbulimin e banesës romake, në themelet e ish-shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti”. Kjo rrugë këmbësorësh do të shërbejë për vizitat e turistëve në të dy objektet e rëndësishme të qytetit antik. Punimet restauruese në Muzeun Arkeologjik të Durrësit kanë...