Bino: Kemi kërkuar dekriminalizimin e plotë të shpifjes

Bino: Kemi kërkuar dekriminalizimin e plotë të shpifjes

Drejtoresha ekzekutive e SCiDEV, Blerjana Bino thotë se mos-heqja e plotë e shpifjes nga Kodi Penal e mban këtë nen si një instrument frikësues dhe intimidues ndaj gazetarëve dhe aktivistëve të interesit publik. Për të dekriminalizimi i shpifjes nuk do të thotë imunitet për ata që shpifin, por heqje e një mekanizmi penal që pengon lirinë e shprehjes dhe krijon presion ndaj medias kritike. “Edhe kur parashikohet vetëm me gjobë, shpifja mbetet instrument penal dhe ka efekt frikësues. Ky është ajo që Këshilli i Europës e quan ‘chilling effect’ ndaj gazetarisë cilësore”, u shpreh ajo. Sipas Binos, standardet e Bashkimit Europian kërkojnë heqjen e plotë të neneve për fyerjen dhe shpifjen nga Kodi Penal, duke i lënë zgjidhjet vetëm në rrugë civile përmes dëmshpërblimit, përgënjeshtrimit...