Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Binaj nga tryeza e PD-së: Mjaft u morëm me dallimet, tani ose biem dakord, ose heshtim
Në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike me partitë e opozitës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe intelektualë, aktori dhe aktivisti Florian Binaj mbajti një fjalë të shkurtër ku kërkoi bashkimin e partive opozitare. Sipas Binajt, gjatë gjithë këtyre viteve është humbur kohë duke u fokusuar te dallimet dhe jo te ngjashmëritë mes aktorëve politikë dhe se nuk është bërë mjaftueshëm. “Gjatë gjithë kësaj kohe, kemi harxhuar kohë duke parë nga njëri-tjetri jo ku ngjajmë, por ku dallojmë. Në këtë kohë që ka ardhur, mendoj se gjëja më e rëndësishme për të bërë është që për ta pranuar njëri-tjetrin ashti siç jemi, të ndryshëm dhe të mos presim nga njëri-tjetri që ‘unë do bashkëpunoj me ty po more ti formën time ose unë formën tënde e...