Bilanc tragjik në aksidentin në Drashovicë të Vlorës: Dy makina u përplasën ‘kokë më kokë’, 3 persona humbën jetën (EMRAT)

Bilanc tragjik në aksidentin në Drashovicë të Vlorës: Dy makina u përplasën ‘kokë më kokë’, 3 persona humbën jetën (EMRAT)

pamje nga aksidenti VLORË- Një aksident tragjik me tre viktima u regjistrua mbrëmjen e të dielës në zonën e Drashovicës, në aksin Vlorë–Kotë, ku dy automjete u përplasën 'kokë më kokë'. Në aksident u përfshinë një automjet tip "Ford" me portbagazh dhe një mjet tip "Benz". Fillimisht u raportua se si pasojë e aksidentit në rrugën Vlorë-Kote humbën jetën në vendngjarje dy drejtuesit e automjeteve, Adi Alushaj, rreth 30 vjeç, dhe Esat Brahimaj, rreth 40 vjeç, ndërsa pasagjeri 40-vjeçari Andrea Begaj mbeti i plagosur, i cili u transportua në gjendje të rëndë drejt spitalit të Vlorës. Ndërkohë, raportohet se vetëm dy orë më pas, edhe i plagosuri nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, duke e çuar në tre numrin e viktimave nga ky aksident tragjik. Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës, Policia e Vlorës...