Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Bien shkëmbinj dhe dhera në aksin Burrel-Rrëshen, vështirësohet qarkullimi
Aksi nacional Burrel – Rrëshen është vështirë të kalohet me çdo lloj mjeti për shkak të probleme të shumta. Veç amortizimit ndër vite të këtij aksi rrugor, reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar shembje të shkëmbnjëve dhe rrëshqitje të dherave në disa segmente. Më problematike situata paraqitet pranë urës së Urakës ku një masiv shkëmbor ka rënë në mes të rrugës. Po ashtu, në këtë segment ka edhe shembje të skarpatës së rrugës duke e ngushtuar karrexhatën vetëm me një sens lëvizje. Shirat e dy ditëve të fundit kanë krijuar probleme në rrugët e fshatrave ku ka patur shembje të tyre dhe bllokime si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Ekipet e pushtetit vendor janë në terren për të rikthyer në normalitet lëvizjen e banorëve...