Bien në pranga tre anëtarët e një bande skifterësh në Itali
Karabinierët italianë kanë finalizuar një operacion të suksesshëm duke prandaluar aktivitetin kriminal të një grupi prej tre shqiptarësh, të cilët terrorizuan bizneset në zonën e Bassano del Grappa. Hetimet e gjata dhe analizimi i provave filmike çuan në prangosjen e personave të dyshuar për një seri grabitjesh të bujshme të kryera gjatë verës së kaluar. Sipas dosjes hetimore, treshja e shqiptarëve kishte shënjestruar fillimisht një depo tregtare në Via Vicenza, ku pasi neutralizuan sistemin e alarmit, arritën të përvetësonin pajisje teknologjike, pije alkoolike të markave luksoze dhe një shumë të konsiderueshme parash cash. Ky aksion i vetëm i shkaktoi biznesit një humbje financiare prej rreth 25,000 eurosh. Po të njëjtën natë, grupi tentoi të godiste një tjetër sipërmarrje industriale në të njëjtën lagje, por dështoi...
Burimi:
kohajone.com