Bie niveli i ujërave në tokat e përmbytura në qarkun e Shkodrës
Situata në territorin e qarkut Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe në përmirësim gradual. Sipas përditësimit të fundit të Prefekturës Shkodër, në zonën e Dajçit është vërejtur rënie e nivelit të ujit, ndërsa te “Urrelat e Shirqit” nuk ka më prani uji. Aksi rrugor i Obotit vijon të ketë prezencë uji rreth 20–30 cm, por me tendencë të vazhdueshme rënieje. Prefektura e qarkut Shkodër bën të ditur se transporti i banorëve në zonat e prekura vijon të realizohet nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, me një mjet me kalueshmëri të lartë dhe pesë efektivë të Forcave të Armatosura. Në territorin e bashkive Vau Dejës, Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë Arrëz, situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll, pa raportime për problematika apo emergjenca. Sipas të...
Burimi:
kohajone.com