Bie në prangat e policisë 24-vjeçari shqiptar/ Ktheu dhomën e gjumit në laborator kokaine, gjenden e 36 mijë euro cash

Bie në prangat e policisë 24-vjeçari shqiptar/ Ktheu dhomën e gjumit në laborator kokaine, gjenden e 36 mijë euro cash

Kishte kthyer dhomën e gjumit në një laborator të vërtetë kokaine, arrestohet në Itali 24-vjeçari shqiptar. Sekuestrohen rreth 1 kg kokainë, shuma të konsiderueshme në valutë dhe prova të tjera materiale. Klientë të tij ishin sipërmarrës të njohur, student dhe profesionistë të fushave të ndryshme. Policia italiane konfirmoi operacionin në “Vittorio Veneto” të Trevizos, teksa gjeti gjatë kontrollit edhe peshore precize dhe 36,000 euro cash, kartëmonedha me prerje të ndryshme. Apartamenti ishte shndërruar në një laborator të vogël për prerjen dhe paketimin e dozave. Kjo ishte më se e mjaftueshme, sipas Karabinierëve të njësisë së operacioneve dhe mobile të Vittorio Veneto, për të arrestuar një 24-vjeçar shqiptar me akuzën e posedimit të kokainës me qëllim trafikimi. Arrestimi u krye të premten në mëngjes, dhe dje...