Bie në prangat e policisë 20-vjeçari/ Zbulohet bazë armësh në Manzë, policia sekuestron kallashnikov, 4 pistoleta dhe..

Bie në prangat e policisë 20-vjeçari/ Zbulohet bazë armësh në Manzë, policia sekuestron kallashnikov, 4 pistoleta dhe..

Një bazë armësh dhe municioni luftarak, që sipas Policisë dyshohet se përdorej për furnizimin e grupeve kriminale, është zbuluar në Manzë të Durrësit gjatë operacionit policor të koduar “Baza”. Si rezultat i operacionit të zhvilluar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 20 vjeç, banues në Manzë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, efektivët gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh dhe municioni, ku përfshihen 4 pistoleta, 1 armë automatike model 56 (kallashnikov), 1 armë gjahu (shotgun), 6 krehëra, qindra fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 1 targë automjeti italiane dhe 1 aparat celular. Sipas Policisë, dyshohet se kjo bazë shërbente për furnizimin me armë të grupeve kriminale,...