Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektricisti në Lezhë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në zonën e Tales, në Lezhë. Një elektricist ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës. Burime paraprake bëjnë me dije se elektricisti ka mbetur në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte për riparimin e një defekti në një shtyllë elektrike. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi:
gijotina.com