Bie masivi i dherave në Zagori të Libohovës, dëmtohen katër banesa, tre të tjera të pajetueshme

Bie masivi i dherave në Zagori të Libohovës, dëmtohen katër banesa, tre të tjera të pajetueshme

Bie masivi i dherave në Zagori, dëmtohen 4 shtëpi dhe 3 të tjera konsiderohen të pajteueshme. Banorët e katër fshatrave në Njësinë Administrative Zagori janë izoluar. Banorët e fshatrave Topove, Lliar, Doshnicë dhe Zhej janë të izoluar si pasojë e rrëshqitjes së masivit të inertëve në rrugën që lidh këto fshatra. Në fshatin Zhej, katër banesa janë dëmtuar si pasojë e rrëshqitjes, ndërsa në fshatin Konckë janë bërë të pabanueshme 3 banesa. Banorët kanë kërkuar ndihmën e Bashkisë Libohovë për këtë situatë, por deri tani qëndrojnë të izoluar dhe pa ndihmë. Top Channel