Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë
Tensionet kanë arritur sërish pikën kulmore në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë, ku protesta e banorëve kundër ndërtimit të një resorti turistik ka degjeneruar në përplasje të dhunshme me forcat e policisë. Gjatë protestës së ditës së shtunë, banorët kanë akuzuar policinë për përdorim të forcës, veçanërisht ndaj grave, ndërsa një prej protestueseve ka përfunduar në spital pas lëndimeve të marra. Pprej më shumë se 40 ditësh, banorët e Baks-Rrjollit kundërshtojnë një projekt investimi që parashikon ndërtimin e një kompleksi turistik në atë që ata pretendojnë se është toka e tyre e trashëguar brez pas brezi. Situata u përshkallëzua kur forcat e policisë ndërhynë për të lejuar vijimin e punimeve nga firma ndërtuese, duke çuar në konfrontim fizik me protestuesit. Një situatë e tillë është...
Burimi:
gijotina.com