Besimtarët myslimanë nisin nga sot muajin e shenjtë të Ramazanit, çfarë duhet të dini
Besimtarët myslimanë nisin nga sot muajin e shenjtë të Ramazanit. Muaji i nëntë i kalendarit islamik hënor shënon kohën e agjërimit, reflektimit shpirtëror dhe përkushtimit ndaj besimit. Agjërimi përfaqëson një nga pesë shtyllat e islamit dhe sipas fesë, konsiderohet obligim për të gjithë të rriturit që nuk kanë probleme shëndetësore. Nga agimi deri në perëndim nuk konsumohet asnjë ushqim dhe shmangen marrëdhëniet intime. Ramazani është gjithashtu një kohë bashkimi familjar, ku iftari, vakti i mbrëmjes që prish agjërimin, mbledh familjet rreth tryezës. Muaji i shenjtë do të përmbyllet me festën e Fitër Bajrami, që shënon fundin e agjërimit. Kalendari i Ramazanit VLERAT E RAMAZANIT Prej të mirave të panumërta që Allahu Dhurues e Bamirës na ka favorizuar, është edhe Ramazani, muaji i nëntë i kalendarit...
Burimi:
gijotina.com