Berishës iu ndërpre fjala në Strasburg, Spahiu: Nuk mundet një i pandehur për korrupsion të baltosë Shqipërinë në BE
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Sali Berisha nuk mund të baltosë Shqipërinë në BE, ndërkohë që është i pandehur për korrupsion. Për të Berisha nuk mund të jetë lideri i opozitës dhe se është ai që e ka mbajtur të përçarë. Ishte edhe kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla i cili postoi videon nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ku Sali Berishës i është fikur mikrofoni. ”Berisha ka mbetur vetëm kryetar i partisë së tij, ka humbur rolin e lidershipit. Fakti që nuk arrin ta bashkojë opozitën, ka penguar rotacionin politik. Sali Berisha nuk do ta pranojë, por ky është realiteti, kjo është e vërteta. Sali Berisha pas 35 vitesh politikë, nuk mund të thotë që Shqipëria është narkoshtet. Nuk ka një...
Burimi:
kohajone.com