Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë

Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga spitali ku vizitoi protestuesit e lënduar, akuzoi policinë për veprime në kundërshtim me ligjin. “Njëri është në gjendje kontuzioni, me një hematomë serioze. Do i bëhet një skaner për të parë shkallën e dëmtimit. Tjetri është protestues që qëllohet me snajper nga mbrapa kokës, në mes të rrugës. Një kriminel me uniformë, gazin nuk e hedh në rrugë, por e gjuan në kokën e protestuesit. Ka kontuzion serioz cerebral nga goditja dhe rrëzimi. Kanë qëlluar edhe Luçiano Boçin, të cilit i ka rënë bombula në trup dhe i ka djegur gishtat e njërës dorë”, deklaroi Berisha “Një pjesë e mirë e policisë ka treguar vetëpërmbajtje, por mes tyre ka patur kriminelë dhe të droguar që kanë kryer akte...