Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar mesnatën e së premtes, disa mbështetës të opozitës, të cilët janë dërguar në ambientet e Spitalit të Traumës, pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë dhe Parlamentit. Në një prononcim për mediat, Berisha deklaroi se dy të rinj kanë pësuar dëmtime serioze në kokë. Sipas tij, edhe një protestues tjetër është goditur nga pas në kokë dhe ka rënë pa ndjenja në mes të rrugës, duke pësuar kontuzion cerebral. “Dy të rinj janë me kontuzion trunor, për shkak se njëri prej tyre, 18 vjeçar, e kanë gjuajtur si kafshë me këpucë në kokë, me shkelm, për asnjë lloj motivi, veçse për ta marrë me forcë në makinën e tyre, tek po largohej nga protesta....