Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës nga Elbasani, kryeqendrën e kësaj feste. Teksa theksoi se kjo festë sjellë shpresë dhe frymëzim, kryedemokrati shtoi se në Ditën e Verës të vitit të ardhshëm shpreson që t’ia lënë të keqen dimrit, duke shtuar se kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku nuk kanë të ardhme. “Së pari, qytetarëve, banorëve të Elbasanit, sot si kryeqyteti i festës për mbarë kombin, u uroj gëzuar Ditën e Verës, festën më të lashtë jo vetëm të shqiptarëve ç’është e vërteta, por edhe të kombeve të tjera, një ditë që ngjall shpresë, frymëzon ripërtëritje, një ditë pra gëzimi. Dhe sot këtë festë shqiptarët e festojnë më të bindur se kurrë se festën tjetër të keqen...