Berisha: Të shpallet urgjentisht gjendja e fatkeqësisë natyrore, Rama po sillet me paturpësi

Berisha: Të shpallet urgjentisht gjendja e fatkeqësisë natyrore, Rama po sillet me paturpësi

Kryedemokrati Sali Berisha kërkoi shpalljen e menjëhershme të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në zonat e përmbytura ditët e fundit nga reshjet e shiut. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për mungesë reagimi, duke deklaruar se mosshpallja e kësaj gjendjeje vjen vetëm për të shmangur detyrimin ligjor për dëmshpërblimin e plotë të qytetarëve të prekur. “Mijëra e mijëra familje shqiptare kanë pësuar pasoja shumë të rënda nga përmbytjet Vetëm në rrethin e Durrësit përllogariten rreth 4 mijë banesa, biznese dhe objekte të tjera. Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha. Por nuk është vetëm rrethi i Durrësit me përmbytje, nga Gjirokastra gjer në Shkodër janë pra mijëra e mijëra familje të tjera, biznese, fabrika, të cilat kanë pësuar dëme të parikuperueshme. Partia Demokratike kërkon menjëherë shpalljen e gjendjes së...