Berisha: Të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri e për të krijuar qeveri teknike

Berisha: Të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri e për të krijuar qeveri teknike

Kreu i PD Sali Berisha, në foltorja e protestës kombëtare ka bërë thirrje bashkimi për përmbysjen e qeverisë, ndërsa është shprehur sërish për qeveri teknike. Pjesë nga fjala Miqtë e mi, koha ka ndryshuar. Stina është e jona. Ne sot nuk jemi më një parti. Nuk jemi këtu as për një individ. Nuk jemi këtu pra për asgjë tjetër, por jemi këtu për ndërgjegjen tonë, jemi këtu për idealet tona. Ne jemi këtu për ndërgjegjen tonë kombëtare si shqiptarë sepse nuk duam dhe nuk pranojmë kurrë që Shqipëria të vidhiset në honet e historisë, të shpopullohet dhe të ecë e sigurt drejt shkretimit nga banorët e saj. Ne jemi këtu si ndërgjegje dhe dinjitet njerëzor, se nuk mund të pranojmë kurrë që për karrigen e...