Berisha sulmon Gonzaton: Mashtron në mënyrë të turpshme, po sillet si ambasador i Ramës në Bruksel

Berisha sulmon Gonzaton: Mashtron në mënyrë të turpshme, po sillet si ambasador i Ramës në Bruksel

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi ambasadorin e Bashkimi Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, se sillet si ambasador i Edi Ramës dhe se ka fyer shqiptarët me deklaratat për AKSHI-n. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha tha se cilësimi i AKSHI-t si “problem kulturor” i shqiptarëve është një dezinformim dhe një fyerje e rëndë për vendin. Sipas tij, pengmarrja nuk është pjesë e kulturës shqiptare dhe problemi lidhet me qeverinë e Ramës. Berisha shtoi se zgjidhja e vetme për krizën aktuale është opozita, ndërsa i bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së dhe parlamenteve të tyre të dërgojnë misione faktmbledhëse në Shqipëri për të parë nga afër situatën. “Në këto kushte, zgjidhja dhe alternativa e vetme e kësaj krize ekzistenciale për shqiptarët është opozita. Bashkimi...