Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës

Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për sot në orën 18:00 në Tiranë. Në deklaratën e tij për media, ai e cilësoi datën 20 shkurt si një ditë me rëndësi historike, duke e krahasuar me 20 shkurtin e vitit 1991, që sipas tij shënoi fillimin e pranverës së demokracisë në Shqipëri. Berisha deklaroi se 20 shkurti i vitit 2026 do të sjellë një “pranverë të re” dhe u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen, pavarësisht bindjeve politike apo mendimeve të ndryshme. “Sot është dita e historisë, jo vetëm e 20 shkurtit të vitit 1991, por po kaq e 20 shkurtit të vitit 2026. 20 shkurti i vitit 1991 solli pranverën e demokracisë. Solli çlirimin e Shqipërisë nga...