Berisha: Sot jemi në agun e fitores së sigurtë, do përballemi shesheve deri në largimin e Ramës

Berisha: Sot jemi në agun e fitores së sigurtë, do përballemi shesheve deri në largimin e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në sheshe dhe rrugë, pasi askush nga jashtë nuk do të vijë në Shqipëri që të zgjidhë problemet tona. Gjatë fjalës në ‘Foltoren’ në Laprakë, Lideri i opozitës theksoi se zhvillimet e fundit ndërkombëtare kanë faktuar se lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës, e kthyen Shqipërinë në një problem për Europën dhe më gjerë. Kryedemokrati gjithashtu tha se secili prej qytetarëve është 10 herë më i fortë, më trim dhe më i guximshëm se 100 hajdutë të qeverisë. “Tani kemi ardhur në agun e fitores tonë. Ky regjim që qëndron si kalbësirë në ato zyra, është faktuar se është një regjim krimi, se është një organizatë kriminale....