Berisha: Sokol Bizhga duhet dënuar për tradhti të lartë, e la kolegun e tij të digjej i gjallë nga kriminelët

Berisha: Sokol Bizhga duhet dënuar për tradhti të lartë, e la kolegun e tij të digjej i gjallë nga kriminelët

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar shkarkimin e Ilir Prodës nga posti i Kreut të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe komandimin e Sokol Bizhgës në vend të tij. Sipas Berishës  Ilir Proda u shkarkua pasi nuk ruajti dot vilën e diktatorit, Enver Hoxha, e cila u sulmua me molotov nga protestuesit në tubimin e opozitës më 28 shkurt. Sa i takon Bizhgës, Berisha e cilëson si një armik të egër, duke thënë se ai duhet të dënohet me 30 vite burg për tradhti ndaj shokut të tij. “Armik i egër, tradhtar i bashkëluftëtarit, kolegut të tij që e dogjën të gjallë në makinë, Gjergj Mehmetin dhe ky ia mbathi. Ky është një tradhtar që meriton të dënohet për tradhti të lartë ndaj shokut, të paktën...