Berisha: Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi qëndrimin e socialistëve në Këshillin e Mandateve, që sipas tij, morën urdhër nga Rama që të votojnë kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Në konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se nuk i heq imunitetin Ballukut, pasi e di që pas saj edhe ai e ka vendin tek drejtësia. Sipas Berishës, Ramën nuk e heq dot drejtësia dhe as komuniteti ndërkombëtar, por vetë populli shqiptar. Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga pushteti. Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin dhe urdhrin e tij ndaj vasalëve të tij, që të mos votojnë kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut. Të dashur qytetarë dhe qytetare, ky është rasti i tretë në të...
Burimi:
gijotina.com