Berisha: Rama po shkatërron provat pa ndërprerje për Ballukun, të ngrihemi të gjithë më 24 Janar
Kryetari i PD, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe zëvendësja e tij, Belinda Balluku po shkatërrojnë provat në mënyrë të pandërprerë. Në fjalën e tij nga salla e konferencave në selinë blu, Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, ndërsa ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës kombëtare të opozitës më 24 janar. “Makineria e manipulimit dhe e shkatërrimit të provave dhe dokumenteve që fajësojnë inkriminimin e plotë dhe total të Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe bashkëpunëtorëve të tyre në një seri aferash shumë të rënda, që shkojnë në miliarda euro vjedhje të taksapaguesve shqiptarë, vazhdon pa ndërprerje. Ndërkohë intimidohen dhe thirren si në zyra të policisë sekrete punonjës të administratës, të cilët ose duhet të ndryshojnë dëshmitë...
Burimi:
gijotina.com