Berisha: Rama integrimin e shikon jo në BE por me Vuçiç, misioni ynë është ta shporrim nga zyra
Në konferencën e sotme për mediat, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Rama iu tha evropianëve se ne nuk kemi nevojë për integrimin në Unionin evropian, gjë që sipas tij, e bën këtë gjë vetëm për të mbrojtur krimet e tij dhe pasuritë e vjedhura. Berisha theksoi se asnjë nga ndërkombëtarët nuk do të vijë ta nxjerrin për leckash nga zyra, por se kjo është misioni i opozitës dhe qytetarëve shqiptarë. “Fati juaj është vetëm në duart tuaja. Jeni ju dhe vetëm ju që mund të çlironi këtë vend nga kjo organizatë kriminale, që nga mëngjesi deri në darkë vetëm vjedhin dhe poshtërojnë shqiptarët. Është sot më imperativë se kurrë që shqiptarët të marrin në duar fatin e tyre, e lirive të tyre dhe vendit...
Burimi:
gijotina.com