Berisha: Rama dështon me “pasaportën europiane” dhe i rikthehet pasaportës së Beogradit

Berisha: Rama dështon me “pasaportën europiane” dhe i rikthehet pasaportës së Beogradit

Nga Sali Berisha Rama dështon me “pasaportën europiane” dhe i rikthehet pasaportës së Beogradit. Ajo që ua shiti shqiptarëve si ëndërr europiane, sot është shndërruar në simbol të dështimit. Gjatë gjithë farsës elektorale, Rama ndërtoi narrativën e tij mbi këtë “ëndërr”, ndërkohë që realiteti flet ndryshe: korrupsioni, vjedhja dhe kapja e shtetit nuk janë më akuza politike, por arsye konkrete pse Shqipërisë po i mbyllen dyert e Europës. Ndërkombëtarët nuk mashtrohen më. Ata e kanë kuptuar qartë se propaganda është arma e vetme e Ramës për të mbuluar një regjim të ndërtuar mbi krimin. Dhe tani, përballë dështimit total të “rrugës europiane”, Rama po shkon drejt pasaportës së Beogradit. #sb