Berisha: Qeveria lë qytetarët të përmbyten, digjen 2 mijë biznese për kulla në Tiranë

Berisha: Qeveria lë qytetarët të përmbyten, digjen 2 mijë biznese për kulla në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë se nuk ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe nuk ka caktuar fonde për qytetarët e përmbytur, ndërkohë që në mes të Tiranës digjen 2 mijë biznese për ndërtimin e kullave. “Është paturpësi e madhe që 6 mijë forca, që Rama thoshte se janë në terren, nuk ekzistojnë në praktikë. Ndërkohë qytetarët e përmbytur nuk marrin asnjë ndihmë, dhe qeveria i mbulon gabimet me mashtrime dhe dokra,” tha Berisha. Ai theksoi se banorët dhe bizneset e dëmtuara kanë humbur gjithçka, duke përfshirë vendet e punës dhe mjetet e jetesës, ndërsa “mafia e betonit dhe e drogës” sipas tij po shfrytëzon situatën për të ndërtuar kulla në zonat e djegura. Berisha përgëzoi deputetët e PD për punën e...