Berisha publikon mesazhe tronditëse në Kuvend: “Krimi kërkonte lista deputetësh, Taulant Balla i garantonte votat”
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një ndërhyrjeje në sallën e Kuvendit, ka replikuar me Taulant Ballën duke publikuar mesazhe që, sipas tij, dëshmojnë lidhjet e drejtuesve të lartë të mazhorancës me bandat kriminale. Berisha akuzoi se krimi i organizuar kërkonte lista deputetësh dhe garanci votash, ndërsa sipas tij, Balla i siguronte këto. “Krimi kërkonte lista deputetësh dhe garanci votash, Tao i garantonte”, u shpreh kreu demokrat. Në fjalën e tij, Berisha përmendi një komunikim të datës 20 shkurt 2020, ku sipas tij, Mario Çela, i njohur si “Target”, informonte një person të identifikuar si PIN. Ai tha se mesazhi tregonte se ishte arritur një marrëveshje që bandat të mos kërkonin favore nga Taulant Balla, përveç atyre që ishin rënë dakord më parë. Berisha shtoi...
Burimi:
gijotina.com