Berisha: Protesta e 12 marsit nuk ka asnjë qëllim tjetër, përveçse largimin e Edi Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se më datë 12 mars, kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës. Në një konferencë për shtyp, ai u shpreh se, opozita do të jetë në kryengritje të vazhdueshme. Sipas tij, qëllimi i vetëm i Partisë Demokratike, është largimi dhe dorëheqja e Kreut të Qeverisë, Edi Rama. “Koha e diktatorëve po perëndon në nivel global. Shqiptarët do i japin përgjigjen e merituar. Me asgjë Edi Rama nuk mundet t’i shpëtojë krimeve të rënda që ka kryer, grushteve të shtetit që tentoi të realizojë, mburojës ligjore që kërkon t’i vendosë vetes për të dalë jashtë përgjegjësisë para ligjit. Përpjekjes së tij për të shpallur vjedhjet legjitime për qeveritarët. Të gjitha këto janë ftesë për shqiptarët....
Burimi:
gijotina.com