Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Berisha për median ”Washington Times”: Rama po përdor gjykatat ndaj kundërshtarëve politikë
Media amerikane ”Washington Times” i ka kushtuar një artikull situatës në Shqipëri, ku kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se vendi është kthyer në narkoshtet, duke akuzuar mazhorancën socialiste si përgjegjëse për një sërë skandalesh. Shkrimi i plotë Në një video të incidentit, një skuadër atentatorësh del nga një automjet i parkuar dhe i zë pritë makinës luksoze të bosit të krimit. Qitësit konfirmojnë me qetësi se viktima ka vdekur pas një breshërie me armë automatike dhe më pas largohen nga vendngjarja. Sipas kritikëve, skena të tilla brutale po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në Shqipëri. Rrjeti kriminal Shullazi është i përfshirë në disa aktivitete, përfshirë trafikun e drogës. Liderë të opozitës dhe ekspertë ndërkombëtarë kundër narkotikëve paralajmërojnë se vendi është shndërruar në...