Berisha paralajmëron protestën më të madhe ndonjëherë në Tiranë: Nuk do t’i zhgënjejmë shqiptarët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar organizimin e asaj që e cilësoi si protesta më e madhe dhe më e fuqishme që ka njohur ndonjëherë Tirana dhe Shqipëria. Ai theksoi se Partia Demokratike dhe opozita janë të vendosura të vijojnë betejën politike dhe se shqiptarët nuk do të zhgënjehen. Sipas Berishës, gjatë takimeve në Këshillin e Europës, situata në Shqipëri dhe zhvillimet politike janë pritur me shqetësim nga ndërkombëtarët. Ai e cilësoi “tronditës” skandalin e AKSHI-t dhe u shpreh se kryeministri Edi Rama është parë me përçmim në sallat që i quajti “tempulli i demokracisë”. Berisha deklaroi se Shqipëria, sipas tij, po renditet ndër vendet autoritare dhe akuzoi qeverinë për bllokimin e funksionimit të Parlamentit. Ai e quajti këtë veprim një “akt puçist”,...
Burimi:
kohajone.com