Berisha nxjerr VIDEO-n e medias së huaj: Ekspozohen lidhjet e Luftar Hysës dhe Ramës me kartelin Sinaloa

Berisha nxjerr VIDEO-n e medias së huaj: Ekspozohen lidhjet e Luftar Hysës dhe Ramës me kartelin Sinaloa

Kryetari i PD, Sali Berisha përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale nga mediat ndërkombëtare ka ekspozuar lidhjet e narkotrafikantit Luftar Hysa me kartelin meksikan Sinaloa dhe lidhjet e thella me botën e biznesit ku pastrohen paratë e gjeneruara nga droga. Teksa ka shpërndarë videon me reportazhin e medias ndërkombëtare WION News, gazetarja ka bërë një përmbledhje të lidhjeve të ngushta të familjes Hysa me krerët e Sinaloa-s, para që pastrohen në kazino e biznese të tjera si restorante. ‘Është një rrjet i thellë që lulëzon prej kohësh. Transferta miliona dollarësh, kompani fiktive, shkëmbime parash në shumë duar sa është shumë e vështirë të mbash gjurmët’, thuhet në reportazhin e WION. Ndër të tjera gazetarja thekson se bota e krimit është aq e ndërlidhur, saqë...