Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar organizata kriminale nuk mund të mbrojë parlamentin, duke u betuar se gjoja po mbron xhaminë. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se PD ka mbajtur një qëndrim korrekt ndaj xhamisë dhe se asnjë protestë apo protestues nuk ka kaluar në segmentin nga Ura e Tabakut tek dera e parlamentit. Ai tha se policia ka hedhur sasi të pafundme gazi për të revoltuar besimtarët që falnin namazin. Lideri i opozitës tha se PD nuk do zhvillojë asnjë aktivitet proteste, në territorin e xhamisë. Z. Berisha, a folët me misionin faktmbledhës edhe për protestat që ka nisur PD? Dhe meqë jemi tek protestat, në protestën e 28 shkurtit, a do kursehet parlamenti, duke qenë se duhen shmangur situatat para xhamisë si protesta...
Burimi:
gijotina.com