Berisha: Nuk do të lë pasardhës në PD. As djali e as vajza ime nuk e marrin PD!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me demokratët e Lezhës, njëri prej të cilëve “guxoi” dhe e pyeti se “përse nuk dorëzon stafetën”. “Doktor, kaq e vështirë është të dorëzosh stafetën?”, ishte pyetja e demokratit, për të cilin Berisha e pati një përgjigje. Ai tha se pasardhësi i tij nuk do jetë kurrë djali apo vajza, por lideri i Partisë Demokratike do të zgjidhet nga vetë demokratët.
Burimi:
kohajone.com