Berisha njofton protestën e ardhshme më 17 Prill

Berisha njofton protestën e ardhshme më 17 Prill

Në një komunikim me ndjekësit online, kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar datën e protestës së ardhshme të opozitës që do të jetë më 17 Prill. “Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde të Ballukëve kriminelë dhe kartelet e drogës në Shqipëri. Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj”, u shpreh Berisha. Ndërkohë i pyetur nga një qytetar që çfarë do të bëjë nëse ai vjen në pushtet, Berisha tha se akti I parë do të ishte vendosja e minimumit jetik. “Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka minimum...