Berisha nga SPAK: Diktaturat nuk rrëzohen me votë, por me revoltë qytetare

Berisha nga SPAK: Diktaturat nuk rrëzohen me votë, por me revoltë qytetare

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në SPAK për të zbatuar masën e detyrimit të paraqitjes. Berisha komentoi ndryshimet ligjore të propozuara nga kryeministri Edi Rama mbi imunitetin e ministrave. Ai e cilësoi këtë si “aktin më kriminal dhe më poshtërues” dhe akuzoi Ramën se kërkon të mbrojë veten dhe ministra të tjerë nga hetimet e SPAK. Ai theksoi se vendimi për pezullim është i ligjshëm dhe mbështetet nga Komisioni i Venecias, dhe paralajmëroi se ky veprim do të ketë pasoja politike dhe do të mbyllë dyert e integrimit të Shqipërisë në BE. Berisha bëri sërish thirrje për protestën e radhës së opozites më 20 Shkurt. “Ky është akti më i rëndë, më kriminal, më poshtërues ndaj qytetarëve shqiptarë, që Edi...