Berisha nga Brukseli: Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në samitin e 50-vjetorit të Partisë Popullore Europiane, ku zhvilloi takime me dhjetëra funksionarë të BE-së, deputetë të Bundestagut gjerman dhe parlamentarë të tjerë europianë. Nga Brukseli, Berisha deklaroi se ka paraqitur krizën politike dhe ekonomike në Shqipëri, përqendrimin e pushteteve tek një individ, problemet me korrupsionin dhe rrezikun nga krimi i organizuar dhe droga. Ai konfirmoi se ka shpalosur edhe kërkesën e opozitës për qeveri teknike si rrugën për zgjedhje të lira. Berisha vuri theksin tek respektimi i shtetit ligjor, ndarja e pushteteve dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit si kushte për integrimin europian të vendit. Berisha: Zhvilluam këtu pas takimit që patëm në parlamentin e kryeqytetit të Belgjikës, që është njëkohësisht kryeqyteti i Europës dhe unë...
Burimi:
gijotina.com