Berisha në Kamëz: 12 vite padrejtësi dhe diskriminim për qytetarët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të shtunë, më 7 shkurt, një takim me qytetarë dhe mbështetës të opozitës në Kamëz, ku adresoi kritika të forta ndaj qeverisë dhe drejtimit vendor gjatë 12 viteve të fundit. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se kjo periudhë ka qenë e mbushur me padrejtësi dhe diskriminim për banorët e Kamzës dhe për qytetarët në mbarë vendin. “Vij këtu me ndjenjën e mirënjohjes së thellë, sepse ju në zgjedhjet e fundit përmbysët rezultatet e mëparshme dhe shkojmë të sigurt drejt garave të reja me besim të madh për fitore. Por, vij gjithashtu të përulem para jush edhe për faktin se 12 vite kanë qenë vitet e padrejtësive më të mëdha që kanë rënë mbi ju. Ka...
Burimi:
kohajone.com