Berisha në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës: Vijon beteja kundër narkoshtetit

Berisha në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës: Vijon beteja kundër narkoshtetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet sot në selinë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, në Strasburg të Francës, së bashku me deputeten Albana Vokshi. Në një videomesazh për qytetarët, Berisha deklaroi se opozita po vijon betejën e saj kundër narkoshtetit dhe keqqeverisjes së Edi Ramës, duke theksuar se kjo betejë po e çon kauzën e saj në arenën ndërkombëtare dhe në vëmendjen e institucioneve europiane. Videomesazhi i plotë: Mirëmëngjes, miq! Një përshëndetje të përzemërt nga selia e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës, ku jemi sot këtu bashkë me Albana Vokshin, për të vazhduar betejën tonë kundër narkoshtetit dhe Ramaduros. Ditë të mbarë të gjithëve!