Berisha: Në 24 Janar të gjithë në sheshet e Tiranës, të rikthejmë besimin tek ky vend i bekuar nga Zoti

Berisha: Në 24 Janar të gjithë në sheshet e Tiranës, të rikthejmë besimin tek ky vend i bekuar nga Zoti

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë thirrje publike për mobilizim qytetar, duke ftuar çdo shqiptar që më 24 Janar të dalë në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Në përfundim të bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha e cilëson protestën si një përpjekje vendimtare për të ngritur zërin kundër qeverisjes aktuale. “Thirrja ime është për çdo qytetar shqiptar në datën 24 Janar, në një përpjekje të fuqishme të ngremë zërin tonë, të bashkuar që të dëgjohet në çdo votër shqiptare, të dëgjohet në të 4 anët e botës. Vërtetë Shqipëria ka një organizatë kriminale si qeveri, vërtetë ka një kryeministër i cili pasi ka vjedhur dhe shpërdoruar miliarda para të taksapaguesve shqiptarë dhe prona publike. Po të kemi parasysh këtu portin e Durrësit, po të kemi parasysh 222 mijë...