Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Berisha: Na duhet një front i gjerë kundër këtij regjimi, Ramën do ta rrëzojnë vetëm shqiptarët
Kryetari i Partisë Demokratike gjatë takimit me perfaqësues të opozitës dhe intelektualë tha se, “na duhet një front i gjerë kundër këtij regjimi!”. “Ramën nuk e largojnë as të huajt dhe as drejtësia, por populli”, tha Berisha. “Ndaj dhe ne në këtë moment kritik për vendin, ndër më kritikët, mendoj se duhet të ngrihemi, duhet të ngrihemi në një përpjekje të madhe qytetare për të larguar nga pushteti këtë bandë, këtë organizatë kriminale, me në krye Edi Ramën.Ideja se mund të vijnë të na e heqin nga jashtë është e gabuar.Ideja se mund të hiqet me procese gjyqësore është po kaq e gabuar, sepse ai bllokon.Ai do përdorë pushtetin me të gjitha forcat për të mbrojtur krimet e tij.I vetmi që nuk mund t’i shpëtojë...