Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ndodhet në Elbasan për një vizitë me rastin e Ditës së Verës, u shpreh se kjo ditë e shënuar është dita e ndryshimit dhe se, vitin tjetër do të festojmë me dyert e Europës të hapura. Lideri i opozitës u shpreh se, sot kremtojmë këtë ditë në kushte më të pazakonta krahasuar me të gjithë të tjerat, teksa shtoi se java që sapo lamë pas i vuri vulën de-facto thyerjes së ëndrrës europiane. Kryedemokrati tha ndër të tjera, se Edi Rama për interesa të veta mbylli dyert me BE dhe tani ka filluar betejën me armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm në stilin e etërve të tij. “Mirëdita dhe përshëndetje shumë të përzemërta. Është një nder shumë i veçantë...