Berisha me të rinjtë e FRPD-së: Rama armiku më i egër që ka njohur kombi

Berisha me të rinjtë e FRPD-së: Rama armiku më i egër që ka njohur kombi

Këtë mbrëmje Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë në selinë blu, në kuadër të turit ”Foltore”. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për shpopullimin e vendit, duke deklaruar se Shqipëria ndodhet sot në një rrezik ekzistencial si komb. Sipas tij kreu i qeverisë është armiku më i egër që ka pasur ndonjëherë kombi shqiptar, edhe më keq se diktatori Enver Hoxha. ”Këta rreshtoheshin në një mënyrë të paimagjinueshme për të mbrojtur një hajdute, e cila në mënyrë absolute në çdo tender ka firmën dhe dorën e saj të zezë, që shkon jo në qindra milionë, por në miliarda euro për vete dhe Edi Ramën. Ju mblidheni sot këtu në një kohë kur vetëm në hapësirën Shengen janë larguar mbi 700 mijë të rinj shqiptarë....