Berisha me deputetët: Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore
Në fjalën para Grupit Parlameëntar, kreu i PD-së, Sali Berisha, e cilësoi zhvillimin e seancës së fundit parlamentare si goditjen më të rëndë ndaj parlamentarizmit në 34 vitet e fundit. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin, duke pretenduar se me “83 mandatet e krimit” po përpiqet të vendosë veten dhe qeverinë mbi ligjin. Sipas tij, veprimet e mazhorancës përbëjnë një “thirrje lufte” dhe një kushtrim për reagim qytetar, ndërsa theksoi se opozita është sot “e vetmja shpresë e shqiptarëve” në rrugën e integrimit europian. Kreu i PD-së u bëri thirrje deputetëve të opozitës të intensifikojnë dialogun me qytetarët dhe zgjedhësit e tyre, duke kërkuar mobilizim të plotë përballë situatës që ai e cilësoi dramatike për vendin dhe demokracinë. Deklarata Të...
Burimi:
gijotina.com