Berisha mbërrin në selin blu pak minuta para protestës, pritet nga qindra qytetarë (VIDEO)

Berisha mbërrin në selin blu pak minuta para protestës, pritet nga qindra qytetarë (VIDEO)

Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë e PD-së dhe pritet të udhëheqë militantët drejt Kryeministrisë për nisjen e protestës së sotme të opozitës. Rreth 1,500 efektivë policie do të jenë të pranishëm për të siguruar rendin dhe qetësinë publike, ndërsa Kuvendi, Kryeministria dhe xhamia e Namazgjasë janë rrethuar me gardhe metalike. Ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë gjatë protestës së sotme, ndërsa për pak minuta pritet që marshimi të nisë para godinës qeveritare./ZËRI