Berisha mbaron fjalën, protestuesit hedhin molotovë dhe flakadanë në drejtim të Kryeministrisë

Berisha mbaron fjalën, protestuesit hedhin molotovë dhe flakadanë në drejtim të Kryeministrisë

Menjëherë sapo mbaroi fjala e Sali Berishës, protestuesit hodhën bomba molotov dhe flakadanë drejt kryeministrisë, në shenjë revolte ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama. Pas tensioneve të krijuara gjatë protestës së opozitës dhe hedhjes së bombave molotov drejt Kryeministrisë, Policia e Shtetit ndërhyri duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Më pas protestuesit janë drejtuar drejt ndërtesës së parlamentit shqiptar.