Berisha: Kryeministri është në agoni, shqiptarët janë më të gatshëm se kurrë të rrëzojnë regjimin e tij
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se protesta dhe kryengritja paqësore e opozitës shqiptare kanë tronditur regjimin e Edi Ramës. Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale, Berisha theksoi se përpjekjet e qeverisë për të krijuar mburojë ligjore për vetveten dhe bashkëpunëtorët e saj nuk mund të neutralizojnë revoltën qytetare. Kryedemokrati e konsideroi riformimin e fundit të qeverisë si një akt qesharak dhe të papërgjegjshëm. Sipas Berishës, lufta kundër regjimit do të fitohet vetëm me kryengritjen e qëndrueshme të qytetarëve, ndërsa beson se shqiptarët janë më të gatshëm se kurrë të ndahen nga ky regjim. “Të dashur miq, jemi në një udhëkryq tejet të rrezikshëm. Protesta jonë, kryengritja jonë paqësore ka tronditur në themele regjimin dhe ka pasur jehonën më të fuqishme në Europë dhe...
Burimi:
gijotina.com