Berisha: Këta po sillen si pushtues, ndaj ftoj shqiptarët të thonë fjalën e tyre nesër në rrugët dhe sheshet e Tiranës

Berisha: Këta po sillen si pushtues, ndaj ftoj shqiptarët të thonë fjalën e tyre nesër në rrugët dhe sheshet e Tiranës

Kreu i PD Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor 83 mandate parlamentare për të përfituar fuqi të jashtëligjshme dhe për të mbrojtur interesa të grupeve të inkriminuara, duke shkelur Kushtetutën dhe duke cenuar të drejtat e qytetarëve. Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje masive nesër në rrugët dhe sheshet e Tiranës, duke theksuar se qytetarët vetëm me vendosmëri dhe guxim mund të vendosin “organizatën kriminale me në krye Ramën” para ligjit dhe të mbrojnë pasuritë, të ardhmen dhe interesat e tyre. Ai akuzoi gjithashtu mazhorancën për miratimin e ligjeve që favorizojnë interesat personale dhe lidhjet familjare, duke e cilësuar veprimin e qeverisë si “pushtues dhe armiqësor ndaj shqiptarëve”. “Edi Rama merr të gjitha fuqitë nëpërmjet 83 mandateve të krimit. Ligji që ka paraqitur...