Berisha: Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit

Berisha: Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit

Në konferencën e zhvilluar këtë të martë me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se Ergys Agasi, i kërkuar nga SPAK, është parë duke shkuar në Surrel. Më tej, Berisha paralajmëroi heqjen e masës së sigurisë ndaj Agasit, teksa ky i fundit vijon të shëtisë i lirë edhe pse një person në kërkim. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Vazhdojnë qarkullimi i Ergys Agasit, i lirshëm fare, dhe sipas qytetarit dixhital, ai është parë me makinën e tij, jo në eskortën e Edi Ramës siç ka qenë përpara, por është parë në një rrugë duke shkuar në Surrel, duke u ngjitur përpjetë. A fshihet ai në Surrel, apo shkoi për një takim në Surrel, këtë nuk mund ta them....